KF. “Llapi” ka arritur të shënoi fitore në ndeshjen e cilësuar si derbi mes KF. “Gjilani” dhe KF. “Llapi”. Ndeshja ka përfunduar me rezultat 1 me 3 në favor të KF.”Llapi”.

KF. “Gjilani” ishte në epërsi prej 1 me 0. Por, KF. “Llapi” arriti ta përmbys këtë rezultat, duke krijuar kështu edhe epërsin prej dy golave më shumë.

Ndeshja është zhvilluar për pikë në kuadër të Ligës së Parë të Kosovës, me ç’rast KF. “Llapi” ka krijuar mundësin të luftojë drejt Superligës së Kosovës.

Golashënuesit për ekipin llapjanë ishin :Lum Namani, Visar Zogiani dhe Alban Mavriqi.

Ndeshja është zhvilluar pa praninë e shikuesëve në stadiumin e Gjilanit për shkak se ekipi vendas ishte ndëshkuar nga federata e futbollit të Kosovës pas ndeshjes me KF.”Liria”./Llapi.info