Më 5 gusht është zhvilluar ndeshje interesante mes Veteranëve të Kosovës nga Podujeva dhe atyre të diasporës.
Me një minutë heshtje në nderë dhe respekt të veprimtarisë së Emin Simnicës, legjendës që nuk është më në mesin tonë, ka filluar ndeshja mes veteranëve të Kosovës dhe atyre të Diasporës.
Ndeshja që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës, ishte e nivelit miqësor dhe këtë ndeshje e fituan veteranët e Kosovës me rezultat 4:1.
Si çdo ndeshje tjetër të këtij niveli, edhe kjo ishte e organizuar nga Kuvendi Komunal i Komunës së Podujevës dhe KF Llapi.
Pas ndeshjes u ndanë edhe mirënjohje për nderë të kontributit të çmueshëm në vazhdimësi për futbollin llapjan.
Në këtë ndeshje i pranishëm ishte edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri që ndoqi ndeshjen nga afër dhe u nda i kënaqur me këtë organizim.