Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Salvatore Cuocin, njofton kumtesa ministrore.
Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se gjendja është e qetë dhe stabile.
Me këtë rast, u tha se bashkëpunimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it është i mirë dhe se ky bashkëpunim duhet të thellohet edhe më tej.
Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që vazhdimi i bashkëpunimit në mes tyre të vazhdojë edhe më tutje.