Përfaqësues të KFOR-it hungarez sot kanë vizituar shkollën e mesme ‘Isa Boletini’ në Podujevë, njofton Llapi.info
Drejtori i kësaj shkolle Fehmi Zeqiri tha për Llapi.info se interesimi i tyre ishte i gjithanshëm.
“Sot në shkollën ekonomike ishin në vizitë përfaqësues të KFOR-it hungarezë. Ata të cilët janë me misione në komunën e Podujevës. Ishte një takim i rregullt të cilin e mbajmë me ta. Ishte interesim i gjithanshëm i tyre. Në veçanti atyre u intereson çështja e sigurisë së brendshme në komunën e Podujevës” tha Zeqiri.
Tutje Zeqiri shtoi se me KFOR-in hungarez mbahet takime të vazhdimësi.
“Ishte takim në interes për qytetarët, dhe për nxënësit. Ky lloj takimi mbahet në vazhdimësi gjithherë në fillim të viteve shkollore, në gjysmëvjetor dhe në periudha të ndryshme kohore për çështjen e sigurisë” tha ai.
Ai shtoi se janë diskutuar tema të ndryshme për arsimimin, sfidat por edhe për sukseset në këtë shkollë./Llapi.info