Shefi i Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë gjeneral Lubisha Dikoviq në Nish ka biseduar me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Salvatore Cuoci për situatën e sigurisë në Kosovë dhe përgjatë kufirit Kosovë-Serbi, përcjell FoNet kumtesën e Ministrisë serbe të Mbrojtjes, transmeton Koha.net

Me këtë rast Dikoviq ka theksuar se prania e forcave ndërkombëtare në Kosovë është faktori i rëndësishëm për sigurinë e përgjithshme dhe stabilitetin, në, siç e ka quajtur ai, krahinën tonë jugore.

Ai ka përfunduar se Ushtria e Serbisë i jep rëndësi të veçantë bashkëpunimit me KFOR-in.