Formimi i ushtrisë duhet të bëhet vetëm me anë të ndryshimeve kushtetuese, jo me ndryshime ligjore. Kështu kanë deklaruar zyrtarë të KFOR-it për gazetën “Zëri”. Sipas tyre, për të ardhur deri tek ushtria nevojitet edhe pajtimi i komuniteteve joshumicë.
Transformimi i FSK-së në FAK duhet të bëhet vetëm me anë të ndryshimeve kushtetuese, jo me ndryshime ligjore. Kështu kanë deklaruar zyrtarë të KFOR-it për gazetën “Zëri”, pasi sipas tyre, për të ardhur deri tek ushtria nevojitet edhe pajtimi i komuniteteve joshumicë.
Madje sipas zyrtarëve të KFOR-it, edhe atëherë kur të merret vendimi për transformimin e FSK-së nuk do të thotë që ushtria e Kosovës do të jetë e gatshme menjëherë. Përkundrazi, siç thonë zyrtarët e këtij misioni, një gjë e tillë kërkon kohë për vite me radhë.
Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka njoftuar gjatë së premtes se tashmë është gati arritja e një konsensusi politik sa i përket çështjes së ushtrisë. Në anën tjetër, nga Ministria e Forcës së Sigurisë kanë bërë të ditur se tashmë MFSK-ja ka përfunduar punën e saj sa i përket Projektligjit për Ushtrinë, i cili ishte paraparë t’i përcillej Qeverisë deri më 30 prill. Ndërkaq ekspertët e çështjeve ushtarake janë shprehur të vendosur se Lista Serbe nuk do të votojë në asnjë rrethanë për ndryshime kushtetuese.