Pavarësisht se kanë kaluar dy muaj nga përfundimi i kontratës për shfrytëzimin e hapsirës publike, të cilën komuna e Podujevës i’a ka lëshuar ëmbëltores “KIMI”, sot kjo e fundit ka filluar t’i largoi plotësisht paisjet e saja të cilat ishin në sheshin e qytetit shkruan Llapi.info.
Për mos largimin e pajisjeve që 2 muaj nga skadimi i kontratës, Llapi.info ka kontaktuar komunën e Podujevës, por këta të fundit kanë thënë se kjo është bërë me kërkesë të komunës. Kjo, pasi që sipas tyre komunës iu janë dashur për promovimin e Mjedrës dhe për preanztimin e “Muzeut Mobil”.
“Me kërkesë të komunës pastiqeria KIMI ka lënë qadrat në sheshin e qytetit pasi që kemi pasur promovimin e mjedrës dhe një prezantim të trashëgimisë kulturore. Kjo është bërë për shkak që të ndryshimit të motit” ka thënë Nazmi Elezi zyrtar për informim në Komunën e Podujevës.
Por komuna e Podujevës nuk ka ofruar as një dokument i cili dëshmon se komuna ka bërë marrëveshje të re me ëmbëletoren “KIMI” për shfrytëzimin e pajisjeve të saja për promovime.
Pastiqeria “KIMI” në shpallje publike nga komuna ka fituar tenderin për shfyrtëzimin e pronës publike, në këtë rast sheshit të qytetit gjatë sezonës verore.
Kontrata për shfrytëzimin e Sheshit të qytetit nga ëmbëletorja “KIMI” ka skaduar më 1 tetor./Llapi.info