Kalimi i parregullt i rrugës nga këmbësorët është një problem i madh në këtë shtet, andaj duket se ky sistem i ri do të ndikoj në zbutjen e këtij problemi.
Qyteti Shenzhen i cili gjendet në jug të Kinës ka filluar aplikimin e një sistemi elektronik për të gjobitur këmbësorët të cilët e kalojnë rrugën në mënyrë të gabuar, transmeton Express. Ky sistem bazohet në Inteligjencën Artificiale për të identifikuar personin me anë të fytyrës.
Kur identifikohet personi që ka shkelur rregullat, atij i shqiptohet gjoba, njoftimin për të cilën e merr me anë të një SMS.