Kitaristi i njohur kosovar, Valon Gashi, i cili është edhe pjesëtar i bendit të njohur “Elita 5” ka bashkëbiseduar me kitaristin e njohur amerikan, Steve Vai.

Nëpërmjet një bashkëbisedimi virtual Gashi e Vai treguan më shumë rreth profesionit të tyre.

Gashi pos entuziazmit për të bashkëbiseduar me një kitarist si Vai, i tregoi edhe aftësitë e tij me kitarë teksa Vai mbeti i mahnitur nga mënyra si luajti kosovari.

“Nuk e di se sa shumë mund të të tregoj unë, por ti luan shkëlqyeshëm dhe shumë mirë”, tha Vai.

Teksa Gashi i tregoi këngën e tij të parë Vai gjeti pak nga energjia e tij në të.

Kitaristi i famshëm amerikan luajti disa nga meloditë e tij më të mira për Valon Gashin, i cili iu bashkangjitë duke krijuar një melodi të shkëlqyre së bashku.

Më poshtë mund të gjeni bashkëbisedimin e plotë.

Përndryshe,anglisht di koxha mir',edhe zakonisht nuk belbëzoj kaq shum'…por s kisha faj.Isha përballë ma Steve Vai dhe u humba?….një permbledhje e shkurtë e video-konferencës ,(e që doli të jetë mësim jetësor'),me Steve Vai….ende s kam fjalë ta përshkruaj ndjenjën ,më falni.Po e postoj me rastin e ditëlindjes time,si dhuratë vehtës dhe juve miq.Për këtë rast,e falenderoj bacin tem Florent Boshnjaku-n,Blerdi Malushin për xhirimin profesional dhe bacin Labinot Krasniqi për montazhin e shkurtë…Më në fund,e falenderoj vëllaun tim të madh,Burim Gashin,i cili ishte shtytësi,"fajtori" dhe kritikuesi im më i madh gjatë shtegtimit tim muzikor!Faleminderit dhe të dua!

Gepostet von Valon Gashi am Samstag, 27. Juni 2020