Një fëmijë ka vdekur pasi s’ka arritur të përballojë plagët që kishte marrë në një aksident në fshatin Penuh të Podujevës më 31 dhjetor të vitit 2018, njofton Llapi.info

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, e aksidentuara ishte në tretman mjekësor në repartin intensiv në QKUK qe 14 ditë.

Siç mëson Llapi.info, tashmë e ndjera është Alberinë Selimi nga fshati Kaçibeg i Podujevës.
Llapi.info mëson se varrimi i 11-vjeçarës bëhet sot në varrezat e fshatit Kaçibeg nga ora 16:00./Llapi.info