Ka ndërruar jetë në QKUK, një këmbësore e cila u godit më 7 janar të këtij viti, nga një veturë në Fushë Kosovë, njofton Llapi.info
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, derisa ka njoftuar se e njëjta ishte në mjekim intensiv.
Llapi.info mëson se tashmë e ndjera është Sofie Beqiri, 32-vjeçare nga fshati Shtedim i Podujevës.
Sipas një njoftimi, varrimi i saj bëhet sot në varrezat e fshatit Shtedim nga ora 16:00./Llapi.info