Kolona për të dalë nga Kosova në pikëkalimin kufitar të Dheu i Bardhë është zgjatur deri në 100 metra, përderisa dy orë më parë ajo shkonte deri në 30 metra.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar kjo pikë mbetet më e ngarkuara me 15-20 minuta pritje për dalje.

Nëpër të gjitha pikat tjera kufitare pritjet si për hyrje edhe për dalje sillen 3-5 minuta.