Shtyllat elektrike nga druri në fshatin Llapashticë, janë thuajse përtokë, raporton Llapi.info

Disa foto të siguruara nga Llapi.info, shihen shtyllat elektrike të dëmtuara dhe së bashku me përçuesit janë në rrëzim e sipër.

Po ashtu në këtë vendbanim shtylla elektrike që gjendet afër shtëpive në rrugën ‘Qëndresa’ është e dëmtuar dhe për ta mbajtur këtë shtyllë, janë vendosur edhe mbajtës metali.

Kujtojmë se edhe erërat të forta që goditen Podujevën javën e kaluar, kanë bërë që këto shtylla të dëmtohen edhe më shumë /Llapi.info/