Dikur ishte nga stadiumet më të mira në vend. Skuadra e shuar e Hysit krenohej me infrastrukturën që kishte, teksa ekipet rivale me padurim prisnin të luanin në të.
Fjala është për stadiumin në Merdar që së fundmi u shfrytëzua nga Llapi në Vala Superligë.
Megjithatë, terreni i këtij stadiumi vazhdon të shfrytëzohet ende.
Janë dy shkolla të futbollit, Podujeva dhe Besiana që i zhvillojnë aktivitetet në të, shkruan Gazetasheshi.com.
Si rrjedhojë e kësaj, ato përkujdesen edhe për mirëmbajtjen e terrenit.
Aktualisht, kështu duket terreni që dikur mblidhte mijëra shikues.