Po vazhdojnë kolonat dhe pritjet e mërgimtarëve me orë të tëra, nëpër pikat kufitare për të dalë nga Kosova.
Pritjet e mërgimtarëve janë prej dy orë e gjysmë deri në tri orë në Merdarë, ndërsa pritje deri në një orë po shënohen në Jarinje.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, te Dheu i Bardhë pritjet janë deri në një orë e gjysmë.
Kurse, në pikat e tjera kufitare, pritjet më të gjata janë prej 3 deri në 15 minuta.
