Partia e dytë më e madhe në Podujevë sipas rezultateve të zgjedhjeve të fundit parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje, sot ka bërë publike emrat e 38 kandidatëve për asamble në Komunën e Podujevës, njofton Llapi.info.
Kjo listë e përbërë nga 38 kandidatë është bërë publike nga vetë kandidati i VV- së për kryetar të Podujevës, Ajet Potera i cili ka shkruar se “me asambleistët në detyrën e këshillëtarëve, ndryshimi është i mundshëm dhe i realizueshëm, sepse ne përfaqësojmë një koncept të ri qeverisës, ne përfaqësojmë konceptin e kohës, ne e sfidojmë një koncept të tejkaluar, një mendësi që ka degraduar veten, një eksperiencë që e dëmton interesin e qytetarit dhe të shtetit.”
Potera ka shkruar se ky kapacitet siguron besueshmëri e respekt të veçantë e rezultat të dëshiruar.
Ky është postimi i plotë i Poterës:
Alternativa Qeverisëse e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Podujevë, do të ndërtohet bashkërisht dhe në përputhje të plote me nevojat e Komunës dhe qytetarëve.
Vjen një moment kulminant i dramatizimit të gjendjes, që kërkon reagim adekuat, konformë situatës, që kërkon përkushtim të vendosur në marrjen e përgjegjësive për vepra të mëdha. E kapët këtë moment dhe përqafuat përgjegjësitë personale që u takojnë, u radhitët denjësisht në Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Njerëzit e devotshëm qëndrojnë vetmohueshëm në themelet e qëllimit, ushqejnë ndjenjën e sakrifices, të humanizmit e solidaritetit në situata të vështira, dhurojnë veten e tyre në dispozicion të përmbushjes së këtij qëllimi dhe evitimit të pasojave në masën e mundëshme.
Me asambleistët në detyrën e këshillëtarëve, ndryshimi është i mundshëm dhe i realizueshëm, sepse ne përfaqësojmë një koncept të ri qeverisës, ne përfaqësojmë konceptin e kohës, ne e sfidojmë një koncept të tejkaluar, një mendësi që ka degraduar veten, një eksperiencë që e dëmton interesin e qytetarit dhe të shtetit. Elani juaj shkon në përballje me potencialin rinorë, profesionist e përkushtues.
Ky kapacitet i jashtzakonshëm pozitiv siguron besueshmëri të lartë, respekt të veçantë dhe rezultat të dëshiruar. E tëra që duhet tani është votimi me zemër, vota për asamblesitet, vota për VETËVENDOSJEN. Koha është tani…