Kombëtarja e Shqipërisë ka publikuar listën finale për Kampionatinn Evropian.
Pas fitores në ndeshjen miqësore ndaj Azerbajxhanit, tekniku brazilian ka vendosur për 26 futbollistët që do i marr me vete në Gjermani.
Tre prurjet e fundit nga Kosova që i janë bashkur kuqëzinjëve, Mirlind Daku, Arbër Hoxha dhe Medon Berisha janë në listën finale.
Po ashtu edhe futbollistët tjerë kosovarë, Etrit Berisha, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Amir Abrashi e Ylber Ramadani do të veshin fanellën e Shqipërisë në ”EURO 2024”.
Portieri Simon Simoni nuk do të jetë pjesë e listës, por do të udhëtojë drejt Dortmundit me skuadrën dhe do të qëndrojë në kampin bazë me ekipin gjatë Europianit.
Portierë: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati;
Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Ardian Ismajli, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Mario Mitaj, Enea Mihaj, Marash Kumbulla;
Mesfushorë: Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Ylber Ramadani;
Sulmues: Jasir Asani, Armando Broja, Mirlind Daku, Arbër Hoxha, Rey Manaj dhe Taulant Seferi.
Kujtojmë që Shqipëria në fazën e grupeve do të luaj kundër Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.