Ishte vetëm 13 vjeç kur forcat paramilitare serbe ia vranë familjën. Ndërsa me 16 plumba e lënë për të vdekur llapjanen Saranda Bogujevci e cila deshi fati të jetonte akoma.
Për krimet dhe gjenocidin mbi familjen e saj Saranda nuk u ndal asnjëherë, ajo kërkoi dorasit që të dënohen.
Ajo mbajti edhe ekspozitë në mes të Serbisë, në Qendrën Kulturore në Beograd ku përballë Ivica Daçiq shpalosi krimet e bëra nga Millosheviç.
Megjithëse Daçiq nuk kërkoi falje për krimet e bëra nga vet serbët, për këtë krim janë dënuar pesë ish-pjesëtarë të njësitit Shkorpionët të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.
Së fundi ajo ishte drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Prishtinës.
Bogujevci, Ajet Potera, Bajram Ajeti, Shemsie Vokrri si dhe Valbona Bajrami janë kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë.