29 shtatori shënon ditën botërore të shëndetit të zemrës. Kjo fushatë shërben për informimin në lidhje me sëmundjet kardiovaskulare, të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve në gjithë botën.

Edhe në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, është rritur numri i pacientëve me sëmundje të zemrës.

Numri i pacientëve me sëmundje të zemrës ka shënuar rritje gjatë këtij viti. Për çdo ditë Klinika e Kardiologjisë trajton afërsisht 14 pacientë me sëmundje të tilla.

E mosha që po rrezikohet më së shumti nga sëmundjet e zemrës, sipas kardiologëve, është ajo 35 deri në 45-vjeçare.

“Fillimisht ankohen nga dhimbja e gjoksit dhe lodhja, pastaj vjen deri te më e keqja sulmi në zemër apo mbyllja e një prej arteries kryesore”, tha Fisnik Veliu, kardiolog.

E në Ditën Botërore të Zemrës, Veliu ka treguar se cilët janë shkaktarët kryesorë të sëmundjeve të zemrës.

Sëmundjet kardiovaskulare mbeten shkaku kryesor i vdekjeve në mbarë botën, me rreth 20.5 milionë jetë të humbura çdo vit thuhet gjithashtu në njoftim./rtk