Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka publikuar pasurinë në Agjencionin Kundër Korrupsionit.
Në deklarimet e tij, thuhet se Molliqaj banon me qira në lagjen Mati 1 në Prishtina.
Në deklarimin e pasurisë së tij të paluajtshme ka thënë se nën-pronësinë e prindit të tij ka një shtëpi me vlerë prej 60 mijë euro si dhe një truall me shumë 45 mijë euro.
Deputet i PSD-së vozitë veturën Alfa Romeo e cila i ka kushtuar 4 mijë euro.
Para të gatshme në bankat e Kosovës në total ka 3 529,97 euro (3 mijë e 529 euro)
Tek përshkrimi i hollësishëm i të hyrave vjetore, Molliqaj ka deklaruar se merr 7.490.41 euro (7 mijë e 490 euro) nga Kuvendi i Kosovës për punën e tij si deputet.