Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Podujevës, Durim Salihu, ka deklaruar pasurinë e tij për Agjencinë Kundër Korrupsionit, njofton Llapi.info
Saliu për AKK-në ka deklaruar se në pronësi të tij ka truall të trashëguar në vlerë prej 26 mijë e 800 euro. Sipas deklarimit, Salihu në pronësi të përbashkët të trashëguar në vitin 2012 ka tokë në vlerë prej 119 mijë euro. Të përbashkët Salihu ka deklaruar edhe shtëpinë e re prej 66 mijë e 150 euro, ku për këtë shtëpi Salihu, ka deklaruar se kjo është blerë nga të ardhurat personale familjare, kredi familjare si dhe kursime familjare.
Salihu ka deklaruar se në pronësi të përbashkët ka livadh në vlerë prej 9 mijë e 495 euro, të arritur nga të ardhurat personale familjare, bujqësore, kredi familjare si dhe kursime familjare.
Sipas deklarimit, në pronësi të përbashkët Salihu ka deklaruar se ka truall në vlerë prej 26 mijë e 800 euro.
Tutje Salihu ka deklaruar se ka veturë prej 10 mijë e 500 euro, të arritur nga të ardhurat personale familjare, bujqësore, kursimet familjare dhe huaja e marrë nga personi fizik.
Salihu nuk ka deklaruar se a ka para të gatshme të mbajtura në banka.
Salihu po ashtu nuk ka deklaruar se sa janë të hyrat vjetore për të, ndërsa bashkëshortja e tij për një vit merr 5 mijë 706 euro e 84 cent si punëtore DKA në Shkollën Teknike, “Fan S. Noli”./Llapi.