Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një natë më parë në Prizren, ku pas një konflikti në një lokal mbeti i vdekur një 31-vjeçar nga Kukësi. I dyshuar për vrasje është Dibran Hoxhaj.

Deri tek vrasje dyshohet se erdhi si pasojë e një fature prej 400 eurosh.

Prokurorja e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Nazan Shero i tha Gazetës Sinjali se shuma prej 400 eurosh është përmendur edhe nga dëshmitarët si një motiv i mundshëm për vrasjen.


Tashmë policia ka bastisur shtëpinë e Dibran Hoxhajt, pasi dyshohet për vrasjen e 31 vjeçarit nga Kukësi.

Në vendngjarje janë gjetur të paktën tri gëzhoja plumbash si dhe është hasur lokali i demoluar.

Ndërsa janë publikuar edhe pamje nga shtëpia e tij. Nga videoja mund të verehet se nofka “Kobra” është shkruar në muri.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.