Kuvendi i Komunës së Podujevës ka mbajtur sot mbledhjen e jashtëzakonshme të cilën e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit, Hilmi Hoxha, e ku morën pjesë kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, drejtorë të drejtorive, përfaqësues nga KFOR-i dhe media.

Në mbledhje u miratua Propozim vendimi për faljen e tatimit në pronë për vitin tatimor 2023, e cila mori mbështetje nga anëtarët e kuvendit (19 vota pro nga subjektet politike VV, PDK dhe AAK), ndërsa anëtarët e kuvendit nga radhët e LDK-së nuk e përkrahën këtë propozim vendim, me arsyetimin se si subjekt politik kanë qenë që të mos rritet norma tatimore e pronës, ndërsa kjo falje në vlerë prej 100 euro e dëmton buxhetin komunal dhe po bëhet për qëllime elektorale.

Sqarimet shtesë dhe pyetjeve të kuvendarëve rreth këtij propozimi i dha drejtori për Buxhet dhe Financa, Fatlum Osmani.

Gjatë mbledhjes u miratua edhe pika “Shqyrtimi i kërkesës për mbështetje financiare për K.F “Llapi 1992″ SH.P.K. Podujevë”, e cila u mbështet me 20 mijë euro nga Kuvendi Komunal me propozim të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.

 

 

 

 

./llapi.info/