Është publikuar pamja e urës që do të ndërtohet në lumin Llap të Podujevës, njofton Llapi.info. Punimet për ndërtimin e kësaj ure kanë filluar dhe pritet të zgjasin 90 ditë.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Podujevë, Faik Muçiqi, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka bërë publike pamjen e urës që do të ndërtohet.

Kostoja për ndërtimin e kësaj ure është 58.741.03 euro. Ndërsa, kompania që është kontraktuar për ndërtimin e urës është kompania “Konstruktori”.

Dje Llapi.info kishte raportuar për fillimin e punimeve në këtë urë, me ç’rast kishte kërkuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike që projekti se si do të duket kjo urë të publikohet, por një gjë e tillë nuk është lejuar./Llapi.info

ura