Një nga çështjet që zgjon interesim të madh në opinion është edhe historia e ndërtimit të xhamive të para në Kosovë.

Sipas profesorit të historisë islame Samir Ahmeti, tha në një intervistë për Sytë 7 në Klan Kosova se xhamia e parë e ndërtuar në Kosovë, daton qysh para ardhjes së Perandorisë Osmane.

Ai theksoi se në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, funksionojnë mbi 800 xhami në tërë Kosovën.

“Ne të gjithë e dimë historikisht se xhamitë më të hershme në Kosovë ato të cilat datojnë që nga hyrja e forcave osmane në Ballkan, përkatësisht edhe në Kosovë. Mirëpo kemi disa mendime të historianëve të cilat theksojnë dhe nënvizojnë që ka pasur edhe xhami të tjera që janë ndërtuar para osmanëve por me një dendësi të vogël, përkatësisht një numër simbolik i tyre”.

“Prej tyre, historianët theksojnë një xhami në Mlikë në një fshat të Dragashit, ku aty mendohet se ka ardhur një familje nga Halepi i Sirisë të cilët aty janë vendosur pra në vitin 1291 janë vendosur aty dhe në atë vit edhe e kanë ndërtuar atë xhami”.

“Sot në Kosovë janë mbi 800 xhami, funksionale në të gjitha qytetet e Republikës së Kosovës, të cilat janë në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës”./KlanKosova