Ndeshja e rëndësishme për hyrje në Superligë, mes Vushtrrisë dhe Malishevës, do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 16:00, në stadiumin “Zahir Pajaziti”, në Podujevë, njofton Llapi.info.
Në njoftim bëhet e ditur edhe ndarja e vendeve për tifozeritë për të dyjat ekipet.
Njoftimi i plotë;
Njoftim lidhur me ndeshjen e barazhit për inkuadrim në Superligë, Vushtrria – Malisheva
Ju njoftojmë se ndeshja e barazhit për inkuadrim në Superligë ndërmjet FC Vushtrria dhe FC Malisheva do të zhvillohet në Arena “Zahir Pajaziti”.
Ndarja e sektoreve për publikun do jetë:
Sektori Jug – Tifozeria “Forca” e FC Vushtrrisë
Sektori Veri – Tifozeria “Tornado” e FC Malisheva
Sektori Perëndim – Sektor i hapur për tifozë neutral
Ndeshja ndërmjet Vushtrrisë e Malishevës zhvillohet nesër me fillim nga ora 16:00 në Arena “Zahir Pajaziti”
Dyert hapen dy orë para fillimit të ndeshjes (14:00)
Në foton e mëposhtme mund të orientoheni për hyrje në stadium!