Screenshot

Njëra nga rrugët e qytetit të Podujevës do të quhet tani e tutje me emrin e ish-eurodeputetes, Doris Pack.

Në ceremoninë e emërimit të rrugës me emrin e saj e pranishme ishte edhe vet’ Doris Pack.

Derisa, kryetari i Podujevës, njoftoi se përveç kësaj, nesër Doris Pack, do të shpallet edhe Qytetare Nderi e Podujevës.

Shkrimi i plotë:

Miken e Kosovës, Doris Pack, e nderuam duke ia vënë një rruge emrin e saj

Nga sot, një rrugë në qytetin e Podujevës do të bart emrin e mikes së madhe të shqiptarëve, ish-deputeten e Parlamentit Evropain, Doris Pack.

Kjo ishte më e pakta që mund ta bëjmë si pushtet lokal në krahasim me kontributin që ka dhënë ish-eurodeputetja Pack për Kosovën para, gjatë dhe pas luftës.

Ajo ishte zë i fuqishëm i shqiptarëve në Parlamentin Evropain.

Mirënjohës përherë për angazhimin e saj për çështjen e Kosovës.

Në shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të Podujevës, Doris Pack do ta nderojmë edhe me dekoratën “Qytetare Nderi” e Komunës së Podujevës.