Policia e Kosovës ka njoftuar se në Klinë, një person ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor.
Në raportin e sotëm të policisë thuhet se në lagjen Arbëria në Klinë, një person ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor i cili ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.
Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.