Klubi atletik “Llapi” ka marrë pjesë dje në garën “Mitingu i hapur ndërkombëtar” në Shkup, me ç’rast tri atlete të këtij klubi kanë fituar tri medale, njofton Llapi.info.

Lajmi për Llapi.info është bërë i ditur nga atletja Luljeta Shala.

Luljeta Shala ka fituar vendin e parë në 3000m me rezultat 10:27,25, rezultat ky që paraqet rekordin e ri të Kosovës.

Rita Hajdini po ashtu ka fituar vendin e parë në 1000m me rezultat 3:10,43 dhe Shkurtë Shala vendin e tretë në 1000m./Llapi.info

13112468_1025394757554425_1756461442_o

13112719_1025395157554385_1919394364_o
13115620_1025394694221098_1011444929_n