Përfaqësues të KMDLNj –së u takuan me kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës, z. Basri Ibrahimi për të diskutuar për shkeljet e të drejtave të punëtorëve sikur edhe pë të kërkuar përgjegjësi për këto shkelje.
Shqetësimet më të mëdha të këtij këshilli u tha se janë vdekjet në vendin e punës, mungesa e sigurimit shëndetësorë, sigurime sociale, mungesa e kontratave të punës, pagesat jodinjitoze, mosrespektim i Ligjit të Punës, ditëve të pushimit, etj.
KMDLNj theksohet në një komunikatë se edhe më parë ka reaguar për këtë fenomen dhe numri i vdekjeve të këtij viti është mjaft shqetësues dhe në shifër i lartë.
Edhe kryeinspektori i Inspektoratit të Punës z. Basri Ibrahimi u pajtua që ky numër dhe fenomen është shqetësues dhe që duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje institucionale dhe të të gjithë akterëve tjerë që mund të ndihmojnë për këtë çështje. Gjithashtu, mjaft i lartë është numri i lëndimeve në punë. Në vitin 2018 kanë ndodhur 33 raste të lëndimeve në punë.
Ky këshill i ka bërë gjykatave që rastet e vdekjeve apo të lëndimeve në vend të punës t’i trajtojë me prioritet.