Koalicioni qeverises PDK-LDK duket se i ka ditët e nunëruara.
Përfaqësuesit e të dy partive në koalicion vazhdojnë me akuza e kundërakuza.
Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka reaguar lidhur me deklaratat e Shaip Mujës së PDK-së, i cili ka kërkuar prishje të koalicionit të menjëhershne të koalicionit dhe sa mbajtjen e zgjedhjeve të reja, transmeton Llapi.info.
Agim Veliu tha për Gazeta Blic se LDK nuk e ka aspak problem nëse nga PDK dëshirojnë ta prishin koalicionin.
“Le te prishet koalicioni, kur të doni shkojmë në zgjedhje” u shpreh Veliu.
Madje Veliu e ka një porosi për Shaip Mujën
“Çoni selam Mujës” shtoi Veliu.
Ndërsa në anën tjetër deputeti Muja po vazhdon të tregohet i zëshëm duke kërkuar zgjedhje te parakohshme.
Muja shprehet se sa më parë subjekti i tij duhet ta braktisë koalicionin me LDK-në.
Deputeti i PDK-së, Shaip Muja, është i gatshëm ta votojë rrëzimin e Qeverisë, nëse kjo kërkohet përmes një votëbesimi në Kuvend.
Ai këto komente i bëri në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, ku tha se nuk është i vetmi deputet i PDK-së që nuk e do këtë qeverisje, duke thënë se të këtij mendimi janë mbi 10 për qind e deputetëve të këtij subjekti. Madje, Muja shprehet se sa më parë subjekti i tij duhet ta braktisë koalicionin me LDK-në.
Pos Mujës, tash e sa kohë edhe deputeti tjetër i PDK-së, Shukri Buja po kërkon zgjedhje të reja, për shkak që siç ka thënë ai, ka dêshtuar qeveria Mustafa.