Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic ka treguar se takimi tjetër i nivelit të lartë mes dy presidenteve, Thaçi dhe Vuçiq do të vendoset në fund të këtij muaji.
Ajo përmes një shkrimi në llogarinë e saj twiter ka thënë se beson në angazhimin e dy presidentëve për të vazhduar punën drejt arritjes së një marrëveshje, transmeton Indeksonline.
“Besojmë në angazhimin e plotë të dy presidentëve për të vazhduar punën e tyre drejt arritjes së një marrëveshje të detyrueshme ligjore. Takimi tjetër i nivelit të lartë do të vendoset në fund të këtij muaji”, ka shkruar në twiter.
Ndryshe, Thaçi dhe Vuçiq sot janë takuar ndaras me Përfaqësuesen e lartë për Politike të Jashtme, Federica Mogherini