Bruksel, 17 korrik – Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kicijançiç deklaroi sot përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme e Siguri, Federica Mogherini, do të bisedojë nesër me presidentët e Kosovës e të Serbisë, Hashim Thaçin e Aleksandar Vuçiqin, mbi përparimin e arritur në dialogun për Marrëveshjen e normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis dy vendeve, raportojnë mediat nga kryeqyteti bel, transmeton Koha.net.
Maja Kocijançiç tha se temë e bisedimeve do të jenë edhe hapat e ardhshëm të domosdoshëm për intensifikimin e punës në kontekstin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit e Prishtinës.
Është me rëndësi se kontaktet janë të rregullta. Se kur do të ndodhin takimet e ardhshme është diçka që duhet ta caktojmë, citohet të jetë përgjigjur Maja Kocijançiç në interesimin e gazetarëve.