Rruga te vendi i njohur si “Kulla e qeshmes” në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezit rrezikon të mbyllet.
Kjo për shkak se aty ka filluar të shembet kodra, njofton Klan Kosova.
Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, që ka thënë se aktualisht ndodhet atje pikërisht për këtë problem.
“Jemi në terren dhe bashkë me KFOR-in jemi duke bërë vlerësimin e situatës. Në këtë pjesë kanë ndodhur lëvizje të tokës, të cilat janë shfaqur edhe në vitet e mëhershme, por që tash situata është përkeqësuar”, ka thënë Kadriu përmes telefonit.
“Ka plasaritje të tokës dhe asfaltit. Edhe reshjet e fundit duket se e kanë ndihmuar që të ketë lëvizje të tokës në këtë pjesë”.
“Tash për tash jemi në vlerësim dhe deri në fund të ditës edhe mund të merret një vendim të kjo rrugë të bllokohet për qarkullim”.
Pikërisht në këtë vend ku ka filluar rrëshqitja e tokës, ditë më parë janë aksidentuar dy zyrtarët policor, Malsor Dashi – i gjetur i vdekur dhe Armend Trena – ende i zhdukur.