Sulmuesi i Francës, Randal Kolo Muani i ka dhënë epërsinë e hershme Francës në përballje kundër Spanjës.
Goli erdhi pas një krosimi të mrekullueshëm të Kylian Mbappe. U shënua në minutën e 9′.
Kjo ishte goditja e parë në portë e Francës, ku Kolo Muani nuk arriti të markohej nga Cucurella dhe shënoi në shtyllën e dytë.
Ky është goli i parë i sulmuesit të PSG në ‘Euro 2024’.