Kolona të gjata deri në 50 km janë krijuar në autostradën Slloveni-Kroaci, kjo pasi shumë bashkatdhetarë kanë vendosur që festat t’i kalojnë me familjarët e tyre në Kosovë.

Një lexues i Gazetës Express ka dërguar fotografi nga kolonat, ku thotë se është duke pritur me orë të tëra.

Madje ai bën të ditur se nuk po i lejohet as dalja nga autostrada, pasi është me targa të shtetit zviceran. Ai thotë se vetëm automjetet me targa sllovene lejohen të dalin nga autobani.