Me nisjen e pushimeve të mërgimtarëve të cilët kanë filluar të vijnë në Kosovë, në pik kalimin kufitar në Merdare për të hyrë në Kosovë pritjet janë deri në 2 orë, raporton Llapi.info.
Sipas disa fotografive të siguruara nga Llapi.info shihet se kolonat janë të gjata për të hyrë nga Serbia në Kosovë.
Kujtojmë, para disa ditësh ministri i Brendshëm, Bejtush Gashi, kërkoi nga bashkatdhetarët që të mos e shfrytëzojnë vetëm pikën kufitare në Merdar, për shkak të punimeve që janë duke u bërë në të./Llapi.info