Kolona dhe pritje të gjata po vazhdon të ketë në pikë kalimin kufitare në Merdare, njofton Llapi.info.
Sipas të dhënave të fundit të publikuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitare, kolonat në Merdare janë mbi dy mijë metra.
Dalja dhe hyrja në Kosovë përmes pikës kufitare, Merdare mund të zgjasë më shumë së tri orë.
Kolona deri në 300 metra janë krijuar edhe në dy vendkalimet tjera kufitare me Serbinë, Muçibabë dhe Dheu i Bardhë, për të dalë dhe hyrë në Kosovë përmes këtyre dy pikave duhet pritur më shumë se një orë.
Gjithashtu, kolona deri në 150 metra janë krijuar edhe në pikën kufitare me Maqedoninë e Veriut, Hani i Elezit.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitare, bën të ditur se pikat tjera kufitare të Kosovës janë të lira./Llapi.info