Në pikën kufitare të Kosovës me Serbinë, në Merdarë pritjet vazhdojnë të jenë të gjata, njofton Llapi.info
Kolona e automjeteve në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdarë është deri në 2000 metra e gjatë në dalje.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit qytetarët në këtë pikë kufitare presin deri në 8 orë për të dalë nga territori i Kosovës derisa ata që hynë në territorin tonë nuk presin më shumë se dhjetë minuta.
Lexues të portalit kanë dërguar video nga atje, ku shihen radha e gjatë e automjeteve dhe pritjet e gjata.
Ndryshe, në këtë pikë kufitare gjatë ditës së sotme ka pasur edhe zënka mes qytetarëve, derisa është dashur edhe intervenimi i Policisë./Llapi.info