Sekretari ushtarak amerikan, Mark Esper ka qëndruar këto ditë në Kosovë ku është takuar me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett.

Takimi i tij me ambasadorin amerikan ka ardhur para se ai të bënte një ndalesë në “Bondsteel”, transmeton lajmi.net.

Gjatë turneut të zhvilluar në bazën ushtarake Bondsteel, Esper u njoftua shkurtimisht rreth misionit nga ushtarët dhe foli për zhvillimet e fundit në trajnimet ushtarake për dislokime.

E në takimin me trupat amerikane, Koloneli amerikan, Roy Macaraeg ka thënë se në terren gjendja është e qetë dhe e sigurtë, mirëpo se tensionit vijnë nga politika.

Esper thotë se pas takimit me trupat ushtarake amerikane në Kosovë ka kuptuar se entuziazmi tek ta është i lartë.

Koloneli amerikan, Roy Macaraeg, i cili së shpejti e përfundon misionin në Kosovë, ka thënë se në terren gjendja është e qetë dhe shumë e sigurt, mirëpo tha se “tensionet vijnë nga niveli politik”.

“Ka shumë lojtarë në terren këtu… grupe të nëntokës”, ka thënë Macaraeg, duke folur në përgjithësi në lidhje me ambientin ku veprojnë. “Po, ekziston zona gri”. Por, me gjithë telashet politike, puna për ushtarët është dëshmuar e sigurt. “Misioni kryesor këtu është vetëm prezenca”, thotë ai.