Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para disa minutave në lagjen “Kolovica” në Prishtinë. Dyshohet se një burrë i moshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të gruas së tij më pas ka vrarë vetën, raporton Gazeta Express.
Sipas informatave nga tereni, dyshohet se ka vdekur edhe gruaja.
Policia ka dalur në vendin e ngjarjes. Deri më tani zyrtarë nga Policia e Kosovës përveç të shtënave me armë zjarri nuk kanë konfirmuar asgjë.