Komanda amerikane në Evropë ka thënë se bashkë me udhëheqësit e Departamentit amerikan të Mbrojtjes janë takuar me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci.
“Udhëheqësit nga DoD & USEUCOM u takuan për diskutime me Ministrin e Mbrojtjes të Kosovës për të forcuar bashkëpunimin në siguri dhe për të mbështetur tranzicionin e FSK në një forcë mbrojtëse territoriale, multietnike të ndërveprueshme nga NATO që i nënshtrohet kontrollit civil.”
Departamenti amerikan i Mbrojtjes dje ka njoftuar për vizitën e drejtorit kryesor për Politikat Europiane të NATO-s, Alton Buland në Kosovë.
Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi përmes një postimi në “X” se ai pati “konsultime dypalëshe të mbrojtjes SHBA-Kosovë” me ministrin kosovar të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.