Komandant “Babloku” është njëri nga komandantët më të njohur në Zonën e Llapit.
Gjatë luftës ai udhëhoqi me Brigadën “151 Zahir Pajaziti”.
Përveç luftës ai njihet edhe për furnizim të refugjatëve me ushqime, në periudhat më të vështira për ta.
Ka pasur shumë rrëfime të civilëve pasluftës për dhënien e ushqimeve dhe hapjen e koridoreve gjatë luftës që popullata të furnizohej me ushqime në periudhën kur ata gjendeshin si refugjatë nëpër malet e Llapit.
/Llapi.info/