Komandanti i KFOR-it për Grupin Shumëkombësh të luftës Lindja dhe komandanti i bazës ushtarake Bondsteel , koloneli Nick Ducich ka vlerësuar se situata në Kosovë është stabile dhe e qetë, transmeton Koha.net
Ai për kontakt plus radio ka thënë se nuk pret incidente, ndërsa tërheq vërejtjen se KFOR-i është i gatshëm të përballet me atë që mund të jetë provokim.
“Së pari KFOR-i zhvillon operacione për të demonstruar gatishmërinë dhe ketë me efikasitet e bëjmë nëpër gjithë Kosovën e jo vetëm në veri të saj. Mendoj se mund ta përmbushim në çdo moment misionin tonë dhe nuk presim kurrfarë incidentesh. Jem i të gatshëm të përballemi me çdo gjë që mund të jetë provokim”, ka thënë Ducich.
Në pyetjen nëse janë të sakta shkrimet në disa medieve se KFOR po trajnon pjesëtarë e Forcës së Sigurisë të Kosovës, ai ka thënë se KFOR trajnon FSK-në pro vetëm në kuadër të KFOR-it dhe të SHBA-s si shtete dhe se trajnimi ka të bëjë kryesisht me kompetencat kryesore.
“Disa nga trajnimet që bëhen janë trajnimi mjekësor, dhënia e ndihmës së parë, trajnim për evakuim me helikopterë, si të futen dhe të nxirren në helikopter të plagosurit, si të hiqen mjetet shpërthyes”, tha ai
Thotë se origjine tij serbe ka qenë përparësi për kryerjen e detyrës.
pyetjen se çfarë më së shumti i janë ankuar shqiptarë t e serbët, ai ka thënë papunësia, kriminaliteti janë ato që i mundojnë më shumi, transmeton Koha.net.
Ducich në fund ka treguar se njerëzit me të cilët ka folur dëshirojnë që liderët të arrijnë marrëveshjeje.