Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me ftesë të Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së qëndroi për një vizitë zyrtare në Uashington DC në SHBA.

Gjatë vizitës gjeneral Jashari i shoqëruar edhe nga komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës (GKA), Stephen Osborn, patën mundësinë të takonin drejtuesit më të lartë të Ushtrisë Amerikane dhe të Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së.

Gjeneral Jashari u takua me shefin e Shtabit të Ushtrisë, gjeneral Randy George, të cilin e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme për FSK-në dhe diskutuan prioritetet e përbashkëta për të ardhmen.

Në vijim të vizitës gjeneral Jashari mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të detyrës së shefit të Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së.

Kjo ceremoni u udhëhoq nga kryesuesi i Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura të SHBA-së, gjeneral Charles Q. Brown Jr, ku me këtë rast u largua nga detyra gjenerali Daniel Hokanson.