Plaga që ka marr Viktoria Seta, nga plumbi qorr i shkrepur në një aheng të martën e ka shqetësuar komandantin e KFOR-it, Salvatore Cuoci.
Ky i fundit e viztioi gjashtë vjeçaren e shtrirë në spital të cilës i bëri edhe një dhuratë, njofton Klan Kosova.
Gjenerali italian shprehu pakënaqësinë e përdorimit të armëve nëpër festa.
Gjashtë vjeçarja nga Podujeva, e cila ka një javë që po jeton me plumbin afër zemrës, nuk dihet ende se kur do t’i largohet projektili nga trupi.
Mjeku i cili po e trajton po pret që vogëlushja të ndihet më mirë për ta realizuar operacionin.