Përderisa Policia e Kosovës sot ka lansuar fushatën “Të gjithë jemi këmbësorë’ për qëllim sensibilizimi në trafik, kontrolle për transportuesit publikë në Kosovë duket se nuk ka, shkruan Llapi.info
Kjo ka bërë që të njëjtit (autobusë e furgone), të mbushen me pasagjerë të shumtë. E një rast i tillë ka ndodhur në Podujevë.
Sipas pamjeve të dërguara nga lexuesit e portalit Llapi.info, shihet se një nga ta është i stërngarkuar me fëmijë që barten për në shkollë.
Përveç hapësirës së vogël, në furgon nxënësit detyrohen të qëndrojnë në këmbë, gjë që kjo rrit rrezikun për ta.
Ndryshe, ky nuk është rasti i vetëm në këtë qytet, pasi që ankesa të qytetarëve ka edhe për autobusë. /Llapi.info