Komisioni Disiplinor i FFK-së në mbledhjen e mbajtur ka gjobitur Llapin me 1 mijë euro, njofton Llapi.info

Ky komision e ka gjobitur Llapin me arsyetimin se ndaj ndeshjes me Dritën, në tribuna është shpalosur një pankartë, sipas njoftimit, josportive, e po ashtu edhe për ndezjen e flakadanëve.

“KF “LLAPI“ nga Podujeva në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XXIX-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LLAPI – DRITA e zhvilluar me datë 27.04.2019 në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; shpalosja e një pankarte me përmbajtje josportive në fillim të ndeshjes, minutat 41 dhe 47 ndezje e flakadanëve dhe hedhja e njërit prej tyre në pjesëfushën e ekipit mysafir, minutat e 80 dhe 84, ofendimet e orkestruara nga publiku nikoqir drejtuar lojtarëve mysafirë). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 1 pika 1; DËNOHET; me të holla në shumë prej; 1000 euro (njëmijë euro). Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)”, thuhet në komunikatë./Llapi.info