Komisioni Evropian ka propozuar që shtetet anëtare të Bashkimit Evropian t’i lehtësojnë kufizimet aktuale për udhëtim brenda BE-së.
Komisioni konsideron se kjo duhet të bëhet duke marrë parasysh progresin e fushatave të vaksinimit dhe zhvillimet epidemiologjinë në mbarë botë, njofton Klan Kosova.
“Komisioni propozon të lejohet hyrja në BE për arsye jo thelbësore – jo vetëm për personat që vijnë nga vendet me një situatë të mirë epidemiologjike, por edhe për të gjithë njerëzit që kanë marrë dozën e fundit të rekomanduar të një vaksine të autorizuar nga BE”.
“Kjo mund të shtrihet në vaksinat që kanë përfunduar procesin e renditjes emergjente të OBSH-së”.
“Për më tepër, Komisioni propozon që të ngritet, në përputhje me evoluimin e situatës epidemiologjike në BE, pragu në lidhje me numrin e rasteve të reja COVID-19 për të përcaktuar një listë të vendeve nga të cilat duhet të lejohen të gjitha udhëtimet”.
Sipas Komisionit, kjo do ta lejonte Këshillin që ta zgjerojë këtë listë.