Anëtarë të komisionit Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione kanë bërë homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur.
Saranda Bogujevci nga ky komision kërkuar që sa më shpejt të procedohen në Kuvend ndryshimet në Ligjin për të Pagjeturit, pasi siç tha, kjo është kërkesë edhe e familjarëve.
“Po bëhen 19 vite që ende kemi mbi 1600 persona të pagjetur. Si komision njëra nga kërkesat e para që kemi pasur nga familjarët ka qenë ndryshimi i Ligjit për të Pagjeturit. Kështu që si komision kemi kërkuar që sa më shpejtë që është e mundur të procedohet ky projektligj që të mund të punojmë dhe të nxjerrim një projektligj që përmbush kërkesat e familjarëve”.
Bogujevci ka bërë të ditur se të premtën kur shënohet data e personave të pagjetur, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë, në të cilën do të sipas saj do të nxirren rekomandime specifike për punën që duhet bërë që të zbardhet fati i të pagjeturve, raporton EO